Aktuale

aktuale 1
 

Ndërroi jetë akademik Zef Mirdita

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës shpreh dhembje të thellë për ndarjen nga jeta e Akademik Zef Mirdita. Akademik Mirdita ishte një nga personalitetet e njohura të jetës akademike dhe intelektuale të Kosovës, i cili ka lënë gjurmë të pashlyera në fushën e studimeve historike të periudhës së antikës, në veçanti në studimin dhe trajtimin shkencor të ilirëve. Profesor Mirdita ka qenë një nga pedagogët e nderuar të Universitetit të Prishtinës i cili ka nxjerrë shumë gjenerata të historianëve të rinj. Ai nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar ka jetuar dhe ka punuar në Republikën e Kroacisë, pa u ndarë nga veprimtaria hulumtuese shkencore, ku ka botuar një varg studimesh të vlefshme për historinë. Ai ishte anëtar i Akademisë sonë i cili do të kujtohet me pietet të veçantë.

Me këtë rast Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë farefisit të tij.

Në Prishtinë, më 5 prill 2016

Nënkryetari i Akademisë
Akademik Ali Aliu