Aktuale

aktuale 1
 

Komunikatë

Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, e prirë nga Kryetari i ASHAK-ut, akademik Hivzi Islami, priti një delegacion të Këshillit të Lartë të Arsimit (YÖK) të Republikës së Turqisë, të kryesuar nga Kryetari i Këshillit Prof. Dr. Yekta Saraç.
Delegacioni i Këshillit të Lartë të Arsimit të Republikës së Turqisë shoqërohej nga ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë znj. Kıvılcım Kılıç.
Takimi u hap nga Kryetari i ASHAK-ut, akademik Hivzi Islami i cili e njoftoi delegacionin turk për historikun e ASHAK-ut që nga themelimi, veprimtarinë e tij dhe punën shkencore dhe hulumtuese që zhvillohet në kuadër të seksioneve përkatëse të ASHAK-ut, bashkëpunimin me akademitë e tjera, vizionin për të ardhmen si dhe për rrjedhat e përgjithshme në Kosovë dhe jashtë saj që ndërlidhen me punën shkencore dhe hulumtuese të ASHAK-ut.
Në anën tjetër, Prof. Dr. Yekta Saraç, Kryetar i Këshillit të Lartë të Arsimit (YÖK) të Republikës së Turqisë, falënderoi akademik Islamin për fjalën e tij dhe informatat përmbajtësore lidhur me veprimtarinë e ASHAK-ut dhe sfidat me të cilat përballet dhe theksoi gatishmërinë për t’i ofruar mbështetje të plotë ASHAK-ut në punën e vet shkencore dhe hulumtuese. 

Prishtinë, më 21 tetor 2015
Administrata e Akademisë