Aktuale

aktuale 1
 

Njoftim - Vdiq akademik Besim Bokshi

Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë se sot, më 16 gusht 2014, në Gjakovë, pas një sëmundjeje të rëndë, vdiq akademik Besim Bokshi, njëri nga gjuhëtarët më të shquar të Kosovës dhe të shkencës së albanologjisë në përgjithësi. Vdekja e Besim Bokshit është humbje e madhe për familjen, për miqtë e tij, për kolegët, për Akademinë dhe për shkencën dhe kulturën shqiptare. 

Besim Bokshi lindi nĂ« GjakovĂ« 1930. MĂ«simin fillor e kreu nĂ« TiranĂ« dhe nĂ« GjakovĂ«, ndĂ«rsa atĂ« tĂ« mesĂ«m nĂ« Gjimnazin e PrishtinĂ«s. Studimet e larta i kreu nĂ« KatedrĂ«n e AlbanologjisĂ« nĂ« Beograd, pĂ«r t’u kthyer nĂ« vendlindje, ku pĂ«r vite me radhĂ« punoi si profesor nĂ« gjimnazin dhe nĂ« ShkollĂ«n e LartĂ« Pedagogjike tĂ« GjakovĂ«s. Ka punuar nĂ« Institutin Albanologjik dhe nĂ« DegĂ«n e GjuhĂ«s dhe tĂ« LetĂ«rsisĂ« Shqipe nĂ« Fakultetin Filologjik tĂ« Universitetit tĂ« PrishtinĂ«s. Ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« tĂ« gjitha ngjarjet gjuhĂ«sore me rĂ«ndĂ«si, pĂ«rfshirĂ« edhe Kongresin e Drejtshkrimit nĂ« TiranĂ« mĂ« 1972, ndĂ«rsa gjatĂ« viteve nĂ«ntĂ«dhjetĂ« ka qenĂ« i pĂ«rfshirĂ« nĂ« zhvillimet politike tĂ« asaj kohe nĂ« KosovĂ«. NĂ« vitin 1991 Ă«shtĂ« zgjedhur anĂ«tar i AkademisĂ« sĂ« Shkencave dhe tĂ« Arteve tĂ« KosovĂ«s, ndĂ«rsa nĂ« vitet 2008-2011 ishte kryetar i saj. 

Vepra shkencore e Besim Bokshit përbëhet nga disa studime monografike nga fusha e morfologjisë historike të gjuhës shqipe, ku veçmas shquhen studimet e tij për fleksionin nominal, për nyjet, për pjesoren etj. 

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në Gjakovë në orën 17.00. Homazhe në nderim të akademik Besim Bokshit do të mbahen në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës prej orës 10.00-12.00, ndërsa në Gjakovë, në orën 15.00 do të mbahet komemoracioni në Pallatin e Sporteve.  

Sekretarja e Akademisë
Lendita Pula