Aktuale

aktuale 1
 

Tryezë shkencore “Punësimi në Kontekstin Zhvillimor dhe Integrues të Kosovës”

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, sipas programit të Seksionit për Shkenca Shoqërore, sot organizoi Tryezën Shkencore “Punësimi në Kontekstin Zhvillimor dhe Integrues të Kosovës”. 

Në këtë tryezë, ku ishin të pranishëm shumë anëtarë të ASHAK, të institucioneve të arsimit të lartë, të asociacioneve të ekonomisë, Bankës Qendrore dhe agjencioneve qeveritare, u  trajtuan ecuritë ekonomike në Kosovë dhe në vendet në zhvillim në kontekstin e sigurimit të një zhvillimi ekonomik të diversifikueshëm, konkurrent dhe të aftë për të krijuar vende të reja të punës. 

Në tryezën e drejtuar nga Akademik Mark Krasniqi, sekretar i Seksionit të Shekncave Shoqërore dhe Akademik Isa Mustafa, u prezantuan punimet  nga  prof. dr. Avdullah Hoti, prof. dr. Besnik Krasniqi, prof. dr. Venera Demukaj, prof. dr. Petrit Gashi, prof. dr. Ymer Havolli dhe prof. dr. Lumir Abdixhiku. Në punimet dhe diskutimet e pjesëmarrësve në mënyrë specifike u trajtuan problemet  e ndryshimeve strukturore në punësim, të zhvillimit të resurseve njerëzore, punësimit dhe sektorit të NVM-ve, marrëdhënieve ekonomike me jasht, relacionet e zhvillimit ekonomik,  punësimit dhe uljes së varfërisë, evazionit fiskal dhe informaliteteve të fuqisë punëtore. 

Nga të pranishmit u vlerësua se kjo Tryezë Shkencore do  të ndihmojë në  inicimin e ndërtimit të politikave integrale të punësimit, të lidhura me zhvillimin e tregut të punës dhe zhvillimin e arsimin në harmoni me nevojat e këtij tregu dhe të perspektivës së integrimeve evropiane të vendit tonë.