Aktuale

aktuale 1
 

U përurua edhe në Tiranë vepra e plotë e poetit Ali Podrimja

 

Më 10 tetor 2013, në Tiranë, në Hotel Tirana International, u përurua vepra e plotë e poetit Ali Podrimja. Në përurimin e organizuar nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, për veprën e Ali Podrimjes folën ministrja e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro, Bashkim Kuçuku, Visar Zhiti, akademik Ali Aliu dhe akademik Rexhep Ismajli.