Aktuale

aktuale 1
 

Konferencë shkencore: "ENERGJETIKA DHE MJEDISI PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM", më 30 tetor 2013.

Seksioni i Shkencave të Natyrës i ASHAK-ut, do të organizojë Konferencë shkencore me titull:

 “ENERGJETIKA DHE MJEDISI PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM”.

Qëllimi i Konferencës
Sfida kryesore për zhvillimin global në shekullin 21 ndërlidhet me prodhimin e energjisë dhe furnizimin e qëndrueshëm të aktiviteteve njerëzore. Gjenerimi i energjisë, si faktor kyç për zhvillimin e vendit, implikon një sërë faktorësh teknologjikë, ekonomikë, të popullsisë, socialë, shëndetësorë, urbanë, ruralë, të transportit, mjedisit etj. që kërkojnë zgjidhje racionale.
Nisur nga ky fakt, Seksioni i Shkencave të Natyrës i ASHAK-ut, vlerëson se energjia dhe mjedisi paraqesin sfidë serioze për vendin, andaj mbi bazën e shfrytëzimit të kapaciteteve intelektuale në vend dhe përvojave ndërkombëtare, synon që përmes kësaj Konference shkencore të japë kontributin e vet në trajtimin e resurseve energjetike, të mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Informata të rëndësishme:
- Konferenca do të mbahet më 30 tetor 2013, në orën 10:00 në mjediset e Akademisë.
- Titulli i punimit dhe abstraktet të jenë në një faqe A4 me 150 deri në 300 fjalë në Times New Roman 12.
- Afati i fundit për dërgimin e titullit të punimit dhe të abstrakteve është 20 prill 2013.
- Materiali i plotë (punimet përfundimtare) të dërgohet deri më 1 shtator 2013.
- Propozohet botimi i një broshure me abstraktet e punimeve, e cila do t’u jepet pjesëmarrësve.

Personi kontaktues në ASHAK, Taulant Veseli.
Tel.: +381 (38) 211 541            
Fax.: +381 (38) 244 636
E-mail: taulantveseli@ashak.org