Profesoresha Zake Prelvukaj, anëtare korrespondente e ASHAK-ut, u dekorua nga Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Vjosa Osmani me Medalje Presidenciale. Profesoresha Prelvukaj u vlerësua për kontributit e saj në artin bashkëkohor dhe afirmimin ndërkombëtar të vlerave dhe kulturës kombëtare.
