Vizitë zyrtare në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës

Sot, më 27 mars 2026, Akademik Fejzullah Krasniqi, nënkryetar i Akademisë sē Shkencave dhe Arteve tê Kosovës (ASHAK) dhe Prof. Enver Hamiti, anëtar korrespondent dhe sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës, realizuan një vizitë zyrtare në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës.

Delegacioni i ASHAK u prit nga drejtori i institutit, Armend Agushi, me të cilin u zhvillua një takim pune në frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi institucional.

Gjatë takimit, palët diskutuan mbi mundësitë e thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në fusha me interes të përbashkët.

U vlerësua se ekzistojnë mundësi konkrete për zhvillimin e bashkëpunimit në një sërë fushash shkencore dhe aplikative, në funksion të avancimit të kërkimit shkencor dhe të kontributit të përbashkët në të mirë të vendit.