Kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademike Justina Shiroka-Pula priti sot, më 3 shkurt 2026, në vizitë zyrtare Avokatin e Popullit, z. Naim Qelaj.
Bashkëbiseduesit theksuan rolin e institucioneve publike në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe shprehën gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Avokati i Popullit i uroi znj. Shiroka-Pula detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në mandatin e saj.
