Vizitë e Shoqatës së juristëve “NORMA”

Sot më 27.8.04.2026, kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademike Justina Shiroka-Pula, priti në vizitë Sevdije Morinën drejtoreshën e Shoqatës së juristëve “NORMA”  me bashkëpunëtoret: Vjosa Nimani-Zylfiu, njëra nga themelueset e shoqatës, Virgjina Dumnica, kryetare e kuvendit të Shoqatës dhe Luljeta Domaniku, anëtare e shoqatës. Në takim është biseduar për bashkëpunimin në vijim që ka të bëjë me organizimin e ndonjë tryeze të përbashkët shkencore lidhur me të drejtat pronësore dhe të drejtat trashëgimore.