Sot, më 21 maj 2026, në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve e Kosovës, kryetarja e ASHAK-ut, Justina Shiroka-Pula, priti rektorin e Universitetit të Evropës Juglindore, Sadudin Ibrahimi.
Në takim mori pjesë edhe akademik Abdylmenaf Bexheti, profesor Veland Ramadani, akademik Isa Mustafa dhe akademik Besnik Krasniqi, ku u diskutua për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta shkencore.


