Sot në ditën e Pavarësisë së Kosovës, në ASHAK u prit nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Malit të Zi, z. Nikollë Camaj dhe ambasadori z. Bernard Çobaj. Në takim përveç urimeve në 18 vjetorin e pavarësisë, u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në mes akademive të dy vendeve dhe institucioneve arsimore, shkencore e kulturore.
