Sot më 9 shkurt 2026, në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK) ishte për vizitë Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z. Petrit Malaj, i shoqëruar nga prof. asoc. Dr. Pranvera Teli-Dibra, ministër/këshilltar.
Qëllimi i vizitës ishte urimi për zgjedhjen e akademike Justina Shiroka-Pula kryetare ASHAK-ut, si femra e parë kryetare në historinë e këtij institucioni.
Ai e përgëzoi atë për arritjet, punën dhe përkushtimin në të gjitha sferat e jetës.
Takimi u vlerësua si hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përkatëse.

