Vizitë e Ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë, SH.T.Z. Bernard Çobaj

Sot më 27.04.2026, kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademike Justina Shiroka-Pula, priti në vizitë ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, SH.T.Z. Bernard Çobaj. Në takim u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit të dy akademive respektive të Shkencave dhe të Arteve si dhe për mundësinë e zhvillimit të ndonjë aktiviteti, siç është tryezë apo ekspozitë në ambientet e ASHAK-ut në vigjile të 20 vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi.