Vizitë e Ambasadorit të Bullgarisë në Kosovë, SH.T.Z. Hristo Kraevski

Sot më 28.04.2026, kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademike Justina Shiroka-Pula, priti në vizitë ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, SH.T.Z. Hristo Kraevski. Në takim u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit të dy akademive respektive të Shkencave dhe të Arteve si dhe për mundësinë e zhvillimit të ndonjë aktiviteti të përbashkët në projekte dhe mobilitet të anëtarëve të dy akademive në tema të caktuara shkencore.