Kryetarit, akademik Skënder Gjinushit
Zoti kryetar,
Sapo mora lajmin për zgjedhjen tuaj kryetar të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe kam kënaqësinë t’ju shpreh urimet e mia të sinqerta, duke ju dëshiruar punë të mbarë dhe sukses në drejtimin e institucionit më të lartë të shkencës në Republikën e Shqipërisë.
Uroj që nën drejtimin tuaj Akademia e Shkencave e Shqipërisë të njohë arritje të reja në të gjitha fushat e kërkimeve shkencore, të lartësojnë emrin e saj dhe të vendit që i përket.
Më lejoni që me këtë rast të shpreh gatishmërinë e pakursyer të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës për bashkëpunim sa më të gjithanshëm dhe frytdhënës, për të arritur synimet tona të përbashkëta.
Me respekt,
Akademik Mehmet Kraja
Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës