U shpallën anëtarët e Redaksise qendrore të “Enciklopedisë shqiptare”

U mbajt më 12 dhjetor 2022 konferenca për mediat për shpalljen e Redaksisë qendrore të “Enciklopedisë shqiptare”, në praninë e dy kryetarëve, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushi dhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës akademik Mehmet Kraja.
Redaksia qendrore e “Enciklopedisë shqiptare” përbëhet nga këta anëtarë:
Akademik Skënder Gjinushi- Kryetar i ASHSH
Akademik Mehmet Kraja- Kryetar ASHAK
Akademik Dhimitër Haxhimihali- ASHSH
Akademik Rexhep Ismajli – ASHAK
Akademik Marenglen Verli- ASHSH
Akademik Nexhat Daci – ASHAK,
Akademik Shaban Sinani – ASHSH
Akademik Jusuf Bajraktari – ASHAK
Akademik Rauf Dhomi – ASHAK
Prof. dr. Aljula Jubani – ASHSH,
Prof. Valbona Toska – Maqedoni e Veriut
Akad. Skënder Gjinushi dhe akad. Mehmet Kraja, gjatë pyetjeve që bënë gazetarët, folën për bashkëpunimin mes dy akademive dhe arritjet në hartimin e “Enciklopedisë shqiptare”, punën e bërë deri më sot dhe standardet shkencore mbi të cilat po hartohet kjo enciklopedi.
Enciklopedia shqiptare përfshin gjithë hapësirën mbarëshqipëtare në Ballkan dhe diasporë.
Strukturat redaktuese të “Enciklopedisë shqiptare” përbehen nga redaksitë qendrore dhe vendore, ku krahas 11 anëtarëve të Redaksise qendrore dhe nga 9 anëtarë të redaksive vendore, do të ngriten edhe redaksitë e fushave përkatëse për Shqipërinë dhe Kosovën.