U promovua libri i autorit Mentor Llunji me titull “Reflection on Seismic Design (Reflektim mbi projektimin sizmik)”, organizim i Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë

Sot, më 19 maj 2026, në ambientet e Akademisē së Shkencave dhe të Arteve tē Kosovës, në organizim të Ambasadës së Malit të Zi në Republikën e Kosovës, u promovua libri i autorit Mentor Llunji me titull “Reflection on Seismic Design (Reflektim mbi projektimin sizmik)”. Promovimin e librit e hapi ambasadori Sh.T.Z. Bernard Çobaj. 

Në fjalën përshëndetëse të kryetares së Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës akademike Justina Shiroka Pula u theksua rëndësia e bashkëpunimit akademik dhe shkencor ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe nevoja për promovimin e literaturës bashkëkohore shkencore në fushat e inxhinierisë në përgjithësi, si dhe në fushën ndërtimit dhe menaxhimit të rrezikut sizmik në veçanti. U vlerësua se botime të tilla kontribuojnë në avancimin e dijes profesionale, në ngritjen e standardeve të projektimit dhe në forcimin e kulturës së sigurisë të strukturave ndërtimore në rajon.

Ky aktivitet mblodhi akademikë, profesorë universitarë, inxhinierë të ndërtimtarisë, studiues dhe përfaqësues institucionalë, të cilët diskutuan mbi rëndësinë shkencore dhe profesionale të veprës në fushën e projektimit sizmik dhe të sigurisë strukturore. Libri paraqet një trajtim të avancuar teorik dhe praktik të projektimit antisizmik, duke reflektuar përvojën shumëvjeçare të autorit në analizën dhe projektimin e strukturave në zona me aktivitet sizmik.

Promovimi u zhvillua në një atmosferë akademike dhe profesionale, duke shërbyer njëkohësisht si platformë për shkëmbim idesh dhe forcim të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e shkencave teknike dhe inxhinierisë. Promovimi ka zgjuar një interesim të gjërë nga të pranishmit.