Më 28 qershor 2021 në ambientet e ASHAK-ut u bë paraqitja publike e librit me titull “Komfori termik” të autorëve akademik Fejzullah Krasniqi, dhe prof. Rexhep Selimaj. Në promovim morën pjesë anëtarë të ASHAK-ut si dhe rektorët e Universitetit të Prishtinës dhe të Gjilanit, dekani dhe një pjesë e stafit të Fakultetit të Makinerisë.
Fjalën përshëndetëse e mbajti sekretari i Seksionit të Shkencave të Natyrës, prof. Fetah Podvorica, anëtar korrespondent, ndërsa në emër të recensentëve të librit “Komfori termik” fjalimin e mbajti akademik Isuf Krasniqi. Fjalimin e tij e gjeni në vegëzen e dhënë.
Në fund të paraqitjes nga një fjalë rasti e mbajtën autorët e librit akademik Fejzullah Krasniqi dhe prof. Rexhep Selimaj.
Video regjistrimi nga paraqitja: