Sot, më 4 shkurt 2021, në Sallën e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës në prani të Akademikëve, studiuesve dhe dashamirëve të librit u bë paraqitja e librit të Akademik Hivzi Islamit “Demografia e Kosovës – Evolucioni i popullsisë, migrimet, gjeopolitikat ekspansioniste serbe dhe spastrimet etnike të shqiptarëve”.
Për rëndësinë e librit foli Sekretarja e Seksionit të Shkencave Shoqërore, Akademike Justina Shiroka-Pula, si dhe recensentët e librit Akademik Isa Mustafa dhe Akademik Anton Kolë Berishaj. Për librin foli edhe bashkëpunëtori shkencor i autorit të librit, prof. Arsim Ejupi, si dhe përfaqësuesja e Kompanisë Ekologu të z. Lazim Destani që përkrahu shtypin e librit, znj. Pranvera Kasami.
Video regjistrimi nga paraqitja: https://youtu.be/XASHVDzNt5s
Fjala e akademik Justina Shiroka-Pulës