Sot në mjediset e Akademisë u paraqitën botimet:
1. POZITA GJEOGRAFIKE, POLITIKE DHE POPULLSIA SHQIPTARE NË DOKUMENTET DIPLOMATIKE TË MINISTRISË SË JASHTME TË BRITANISË SË MADHE 1912-1918, Prishtinë 2021, i autorit Frashër Demaj.
Për botimin foli recensenti Akademik Jusuf Bajraktari i cili e vlerësoi lart duke e quajtur arritje kulmore botimin e kësaj monografie. Një fjalë të shkurt mbajti edhe autori i këtij studimi Frashër Demaj.
2. SHQIPTARËT GJATË VITIT 1943 SIPAS DOKUMENTEVE USHTARAKE GJERMANE”, Prishtinë 2021, përgatitur nga Frashër Demaj, Jusuf Bajraktari e Teki Kurti.
Për botimin foli Arsim Bajrami, në cilësinë e recensentit i cili në mënyrë të sintetizuar foli për cilësinë dhe përmbajtjen e botimit.
3. SHQIPTARËT NË PËRFUNDIM TË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE (1944) SIPAS BURIMEVE GJERMANE, Prishtinë 2021, përgatitur nga Jusuf Bajraktari, Frashër Demaj e Teki Kurti.
Për botimin foli Fehmi Rexhepi, specialist i periudhës. Profesor Rexhepi vuri thekse në dokumentet që trajtojnë marrëdheniet ndërmjet krahëve politik shqiptar, urdhëresat e komandave gjermane, luftimet dhe ngjarjet tjera te vitit 1944 nga kënveshtrimi i dokumenteve gjermane.
Në fund në emer të përgatitësve falënderoi Jusuf Bajraktari.