Në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, të enjten, me datë 23 qershor, në orën 11:00, Seksioni i Shkencave Shoqërore të ASHAK-ut paraqiti botimet:
- “Në botën e përbashkët: tradita, tranzicioni, anomia” Anton K. Berishaj, Prishtinë 2021 dhe
- “Fshehja e krimit: politika serbe e gënjeshtrave të mëdha” nga Anton Vukpalaj, Prishtinë 2021.
Për botimin “Në botën e përbashkët: tradita, tranzicioni, anomia” folën akademik Muhamedin Kullashi, recensent dhe akademik Anton K. Berishaj, autor.
Për botimin “Fshehja e krimit: politika serbe e gënjeshtrave të mëdha” folën akademik Anton K. Berishaj, recensent dhe Anton Vukpalaj, autor.