Të martën, më 4 prill 2023, në ambientet e Akademisë u bë paraqitja e monografisë “Maestro Gjelosh Gjokaj”, botim i departamentit për kulturë të Komunës së Tuzit në Mal të Zi. Në prani të anëtarëve të Akademisë dhe të artdashësve të tjerë, në Prishtinë, për monografinë dhe për punën artistike të Gjelosh Gjokajt folën Luan Mulliqi, Marina Camaj-Ujkaj, Shkëlzen Maliqi dhe Sead Gjokaj.
Gjelosh Gjokaj ishte anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.