Në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, të hënën, më datë 22 maj 2023, Seksioni i Shkencave Shoqërore paraqiti botimin “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – Aspekte juridike” të autorit Arsim Bajrami, anëtar korrespondent i ASHAK- ut.
Aktivitetin e hapi anëtare korrespondente e ASHAK-ut Gjyljeta Mushkolaj, sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore, ndërsa për botimin folën recensentët akademik Jusuf Bajraktari dhe prof. Agim Zogaj, shoqëruar më pas nga fjala e prof. dr. Ismet Salihu.
Aktiviteti u përmbyll me fjalën e autorit Arsim Bajrami.