U mbajtën takimet e redaksive të fushave të Enciklopedisë shqiptare

Në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, e cila bashkë me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë është bartëse e projektit të Enciklopedisë shqiptare, gjatë gjysmës së dytë të janarit janë mbajtur takime të redaksive të fushave për Kosovën.

Më 17 janar 2024 janë takuar fushat që mbulojnë periudha të ndryshme të historisë: Arkeologjia dhe Lashtësia, Mesjeta, Bizanti dhe Periudha Osmane, Rilindja Kombëtare, Lufta e viteve 1998-1999;

Më 19 janar janë takuar redaktorët dhe anëtarët e redaksive të fushave Albanologjia dhe Letërsia;

Më 24 janar janë takuar redaksitë e këtyre fushave: Gjeografia fizike, Gjeografia sociale, Arsimi, Ekonomia dhe Financat, Sistemet politike dhe Drejtësia, Shkencat shoqërore (sociologjia, filozofisa, psikologjia), Religjioni;

Më 29 janar janë takuar fushat që mbulojnë artet dhe disa fusha të tjera: Artet pamore, Muzika, Artet skenike dhe Filmi, Trashëgimi kulturore, Ngulimet historike dhe diaspora, Informimi, Sportet;

Më 31 janar 2023 janë takuar redaksitë e fushave të natyrës dhe të shkencave teknike: Shkencat e natyrës (biologjia, kimia, matematike, fizika), Mjekësia dhe shëndeti, Shkencat e mjedisit, Bujqësia dhe blegtoria; Industritë dhe teknologjitë, Energjitë dhe energjetika, Gjeologjia dhe minierat, Inxhinieritë, Ndërtimtaria dhe Arkitektura.

Qëllimi i takimeve ka qenë avancimi i punëve rreth projektit Enciklopedia shqiptare, veçmas detyrat që dalin rreth hartimit të fjalësit të artikujve sipas fushave përkatëse.