U mbajt simpoziumi shkencor “Institucionalizimi i Republikës së Kosovës në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit 1992”

Në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, me 24 maj 2022, me fillim në orën 10:00, u mbajt simpoziumi shkencor “Institucionalizimi i Republikës së Kosovës në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit 1992”, organizuar nga Seksioni i Shkencave Shoqërore.