Në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës u mbajt mbledhja komemorative në respekt të jetës dhe veprës së akademik Tahir Emrës, i cili u nda nga jeta më 7 tetor 2024.
Mbledhja filloi me një minutë heshtje dhe për veprën dhe figurën e akademik Tahir Emrës, foli kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademik Mehmet Kraja dhe akademik Eqrem Basha.
Në mbledhjen komemorative u lexua edhe telegrami i ngushëllimit i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Në shenjë kujtimi dhe respekti për maestron Tahir Emra, në ambientet e Akademisë është i hapur libri i zisë.