Në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës u mbajt mbledhje komemorative në respekt të jetës dhe veprës së akademik Minir Dushit, i cili u nda nga jeta më 27 janar 2025 dhe më pas, u mbajtën homazhe, ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti.
Mbledhja komemorative filloi me një minutë heshtje dhe për veprën dhe figurën e akademik Minir Dushit, foli kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademik Mehmet Kraja dhe sekretari i Seksionit të Shkencave të Natyrës, anëtar korrespondent Fetah Podvorica.
Në mbledhjen komemorative u lexua edhe telegrami i ngushëllimit i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Në shenjë kujtimi dhe respekti për akademik Minir Dushin, në ambientet e Akademisë është i hapur libri i zisë.
Fjala e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademik Mehmet Kraja:
Fjala e sekretarit të Seksionit të Shkencave të Natyrës, anëtar korrespondent Fetah Podvorica: