Me datë 21 janar 2026, në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, u mbajt mbledhja e Seksionit të Shkencave të Natyrës të ASHAK-ut.
Gjatë mbledhjes u shqyrtua dhe u miratua Raporti i punës së Seksionit për vitin 2025. Në mbledhje u trajtuan edhe çështje vijuese me rëndësi për veprimtarinë e Seksionit.
Mbledhja u zhvillua në përputhje me dispozitat statutare dhe procedurat përkatëse të Akademisë.
