U mbajt Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji në Tiranë prej 4 deri më 8 tetor 2021

Javën e kaluar prej datës 4 deri më 8 tetor 2021 në Tiranë u mbajt Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji. Kjo është një nga konferencat shkencore të rëndësishme në botë në kuadër të Nanoteknologjisë, që sivjet e kishte edicionin e 21 ndërsa u mbajt për herë të parë në Tiranë. Konferenca ishte e bashkëorganizuar nga Akademia e Shkencave me ndihmën e njësisë së hulumtimit NanoAlb dhe nga Institutet kryesore të nanoteknologjisë në Barcelonë (ICREA – ICN2 – BIST) dhe Fondacioni Phantoms. Në konferencë morën pjesë me prani fizike 210 shkencëtarë nga 21 vende të ndryshme të botës ndërsa ASHAK-un e ka përfaqësuar prof. dr. Fetah Podvrocia, anëtar korrespondent. Konferenca i ka vazhduar punimet e veta gjatë 5 ditëve në nga dy sesione dhe prof. Fetah Podvorica ka marrë pjesë aktivisht në të, ku i ka patur edhe dy ligjërata. Njërën ligjëratë me titull “Modification of material surfaces with nanometric organic layers derived from aryl diazonium salts” e ka mbajtur më datën 6 tetor në kuadër të sesioneve të rregullta të konferencës në cilësinë e ligjëruesit të ftuar. Ndërsa tjetrën ligjëratë e ka mbajtur më 7 tetor në kuadër të seminarit të përbashkët trilateral Shqipëri – Japoni – Spanjë si pjesë e njësisë kërkimore të NanoAlb. Ligjërata është titulluar “Modification of the surfaces of materials with functional organic layers”. Në kuadër të këtij seminari një ditor kanë marrë pjesë edhe ambasadori i Japonisë z. Takada Nana, zv. ambasadori i Spanjës z. Marcos Alonso Alonso.

Konferenca i ka mbaruar punimet më 8 tetor pasdite.

Programi i plotë i konferencës gjendet në vegëzen:

https://www.tntconf.org/2021/Files/TNT2021_Program_web.pdf

Prof. Fetah PODVORICA, anëtar korrespondent i ASHAK-ut
Email: fetahpodvorica@ashak.org