Konferenca e 22 Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji u mbajt prej 3 deri më 7 tetor 2022 në Tiranë. Ky ishte edicioni i dytë i konferencës që mbahet në Tiranë. Konferenca ishte e bashkëorganizuar nga Akademia e Shkencave me ndihmën e njësisë së hulumtimit NanoAlb dhe nga Institutet kryesore të nanoteknologjisë në Barcelonë (ICREA – ICN2 – BIST) dhe Fondacioni Phantoms. Në konferencë morën pjesë me prani fizike 250 shkencëtarë nga 25 vende të ndryshme të botës ndërsa ASHAK-un e ka përfaqësuar prof. dr. Fetah Podvrocia, anëtar korrespondent. Konferenca i ka vazhduar punimet e veta gjatë 5 ditëve. Prof. Fetah Podvorica ka marrë pjesë aktivisht në të, ku i ka pasur edhe dy ligjërata. Njërën ligjëratë me titull “Attachment of polymers onto material surfaces via aryl diazonium salts” e ka mbajtur më datën 6 tetor në kuadër të seminarit të përbashkët trilateral Shqipëri – Japoni – Spanjë si pjesë e njësisë kërkimore të NanoAlb. Ndërsa tjetrën ligjëratë me titull “Control of the composition of the grafted organic layer by diverting the reactivity of aryl radicals” e ka mbajtur më 7 tetor 2022 në seancën e parë të konferencës në cilësinë e ligjëruesit të ftuar.