U mbajt forumi shkencor “Studimi gjeologo-sizmik të zonave së thyerjeve tektonike tërthore Kurbnesh – Kukës – Prizren dhe Shkodër – Pejë, si dhe vlerësime të rrezikut sizmik për një jetë më të sigurt”

Më 22 maj 2024, në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) është mbajtur forumi shkencor “Studimi gjeologo-sizmik i zonave së thyerjeve tektonike tërthore Kurbnesh – Kukës – Prizren dhe Shkodër – Pejë, si dhe vlerësime të rrezikut sizmik për një jetë më të sigurt”. Ky forum një ditor është bashkëorganizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta të bashkëpunimit. Organizimin e forumit e ka ndihmuar edhe Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletin”. Në forum kanë marrë pjesë studiues të ndryshëm nga Kosova dhe Shqipëria si dhe studentë. Forumin e ka përshëndetur në emër të Seksionit të Shkencave të Natyrës të ASHAK-ut, prof. Fetah Podvorica, sekretar i këtij Seksioni, ndërsa në emër të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë e ka përshëndetur akad. Rrapo Ormeni. Në forum gjatë punimeve në dy seanca janë trajtuar nga aspekte të ndryshme, thyerjet tektonike aktive Kurbnesh – Kukës – Prizren dhe Shkodër – Pejë, të cilat paraqiten si zona me rrezik sizmik potencial, për sa i përket zonave urbane, infrastrukturës dhe veprave inxhinierike me karakter strategjik të cilat ndodhen të afërsi të saj.