Të hënën, në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës në Prishtinë, u çel edicioni II i Panairit Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe shkencor, i organizuar si nismë e përbashkët e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK) dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH).
Në ceremoninë e hapjes fjalë rasti mbajti kryetari i ASHAK-ut, akademik Mehmet Kraja, ndërsa më pas foli nënkryetari të ASHSH-së, akademik Vasil S. Tole.
Me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, znj. Alda Bardhyli, e cila me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Jakov Xoxës ndau çmimin “Jakov Xoxa” për librin “Stilografia” të akademik Sabri Hamitit.
Çmimin akademik Sabri Hamitit ia dorëzoi akademik Skënder Gjinushi, kryetar i ASHSH-së.
Ceremonia e hapjes u përmbyll me fjalën e të birit të Jakov Xoxës, z. Agron Xoxa, i cili falënderoi organizatorët për nderimin që iu bë.
Panairi do të qëndrojë i hapur tri ditë, nga 24-26 prill 2023.