Me datë 1 dhjetor 2022 në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, në prani të një numri akademikësh dhe artdashësish të tjerë, u çel ekspozita personale e piktorit Eshref Qahili. Eksponatet e prezantuara në ekspozitë përbëjnë një retrospektivë të punës krijuese të Qahilit, të përfshirë në disa cikle, që autori i ka përmbledhur me titullin e përbashkët “Muzeu i fëmijërisë”.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 16 dhjetor.