Më datat 22 deri 24 tetor 2025, organizuar nga Redaksia vendore, u mbajt një takim pune me disa redaksi të fushave për Kosovën të Enciklopedisë shqiptare.
Takimi kishte për qëllim hartimin dhe shqyrtimin e modeleve të artikujve të të gjitha kategorive për fushat: Artet pamore, Artet skenike dhe filmi, Arti muzikor, Shkencat e natyrës, Industritë dhe teknologjitë, Energjitë dhe energjetika, Gjeologjia dhe minierat, Mjekësia, Mjedisi, Inxhinieritë, Ndërtimtaria dhe arkitektura dhe Bujqësia dhe blegtoria. Me këtë rast u demonstruan modele të artikujve, u analizuan dhe u diskutuan përmbajtjet, pastaj literatura dhe referencat, citimet e brendashkruara dhe një sërë çështjesh të tjera që lidhen me këtë problematikë.
Takimin e udhëhoqi kryeredaktori për Kosovën i Enciklopedisë shqiptare, akademik Mehmet Kraja, i mbështetur nga anëtarët e Redaksisë vendore akademik Eqrem Basha dhe anët. korresp. Fetah Podvorica dhe nga Redaksia Qendrore akademik Fejzullah Krasniqi.
Këto takime përgjatë muajit tetor 2025 me redaksitë e fushave, shënojnë një hap të rëndësishëm në procesin e përgatitjes së Enciklopedisë shqiptare.

