Takim pune për Enciklopedinë Shqiptare

Sot më 14 shkurt 2024, në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, u zhvillua një takim pune për Enciklopedinë Shqiptare në mes anëtarit të redaksisë së fushës (ekonomi, financë, tregti) të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, prof. Anastas Angjeli, dhe redaktores së fushës (ekonomi dhe financa), akademike Justina Shiroka-Pula.

Në takim morën pjesë edhe anëtarët të tjerë të ASHAK-ut, prof. Isa Mustafa dhe prof. Besnik Krasniqi. Takimi konsistoi në shkëmbimin e mendimeve për harmonizimin e zërave që të dy palët kanë përgatitur deri tani dhe drejtimet e mëtejshme të punës.