Takim në ASHAK me delegacionin e “Drejtorisë për hetimin dhe zbulimin e krimeve të luftës” të Policisë së Kosovës

Sot në mjediset e ASHAK-ut, antarët e Akademisë, Arsim Bajrami, Gjyljeta Mushkolaj dhe Frashër Demaj pritën delegacionin e “Drejtorisë për hetimin dhe zbulimin e krimeve të luftës” të Policisë së Kosovës të kryesuar nga major Bashkim Spahiu. Në takim u bisedua për bashkëpunimin e ndërsjelltë në këtë fushë të rëndësishme për zbardhjen e krimeve të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë.