Takim me ministrin e Arsimit dhe të Shkencës të Republikës së Kosovës, z. Hajrulla Çeku

Kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademike Justina Shiroka-Pula ka pritur të mërkurën, më 29 prill 2026, ministrin e Arsimit dhe të Shkencës të Republikës së Kosovës, z. Hajrulla Çeku, për të diskutuar bashkëpunimin e dy institucioneve për zhvillimin e përgjithshëm të arsimit dhe të shkencës në Kosovë.

Në takimin e mbajtur në ambientet e Akademisë, kanë qenë të pranishëm edhe akademik Bardh Rugova, sekretar shkencor i ASHAK-ut si dhe shefja e Kabinetit të Ministrit, znj. Klodeta Krasniqi dhe këshilltarja znj. Arta Berisha.

Kryetarja Shiroka-Pula ka ofruar ekspertizën e Akademisë për projekte që lidhen me avansimin e arsimit dhe të shkencës.