Në kuadër aktiviteteve të rregullta të punës për hartimin e Enciklopedinë shqiptare, dje në Prishtinë, në ambientet e Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovë u mbajt një takim pune i dy redaksive të Enciklopedisë: i Redaksisë vendore të Kosovës dhe Redaksisë së posaçme të Maqedonisë së Veriut. Takimi kishte për qëllim shqyrtimin dhe diskutimin e fjalësit të zërave për Maqedoninë e Veriut të Enciklopedisë shqiptare, një regjistër i gjerë emëror i artikujve që do të shkruhen nga autorë të ndryshëm, që kanë për tematikë personalitete, subjekte, dukuri, ngjarje dhe fenomene të jetës së shqiptarëve në hapësirën gjeografike të këtij shteti, përfshirë trashëgiminë historike, politike dhe kulturore të këtij entiteti.
Në këtë takim, Redaksisë vendore të Kosovës i priu kryeredaktori për Kosovën i Enciklopedisë shqiptare, akademik Mehmet Kraja, ndërsa Redaksisë së posaçme të Maqedonisë i priu prof. Aziz Pollozhani.