Studimet Albanistike në Amerikë – Konferencë shkencore

U mbajt me 25 dhe 26 shtator, 2015. U konsiderua ndër aktivitetet më të suksesshme të ASHAK-ut. U paraqitën studiues nga Kosova, Shqipëria, SHBA-të, Gjermania, Italia, Polonia, etj. U zhvilluan diskutime të frytshme, ndërsa në fund të Konferencës, të cilën e përmbylli dhe e vlerësoi lart albanologu amerikan Victor Friedman, u aprovua  Ftesa, të cilën pjesëmarrësit ia drejtuan opinionit publik e shkencor, autoriteteve shkencore dhe universitare të Kosovës dhe Shqipërisë, autoriteteve universitare e shkencore të SHBA-ve, komunitetit shqiptar në SHBA dhe faktorëve të rëndësishëm në relacionet midis botës shqiptare dhe botës amerikane, që të shtrojnë çështjen e themelimit të një qendre hulumtuese arsimore në një prej qendrave universitare amerikane.

Me rastin e Konferencës dhe në shenjë të 95 vjetorit të lindjes, Presidentja e Kosovës, Zonja Atifete Jahjaga dekoroi albanologun e shquar amerikan Eric Pratt Hamp (1920).

Të gjitha materialet e Konferencës janë mbledhur dhe sistemuar për një kohë shumë të shpejtë dhe është përgatitur dorëshkrimi prej rreth 680 faqesh, që tashmë është dorëzuar në shtyp dhe pritet të dalë së shpejti.