“Sistemi i arsimit, tregu i punës dhe zhvillimi ekonomik: Sfidat dhe perspektivat” – Konferencë shkencore ndërkombëtare

Konferenca u mbajt më 26 dhe 27 tetor 2018 dhe u organizua nga Këshilli organizues, në përbërje: akademik Isa Mustafa, akademik Hivzi Islami, akademik Vinko Kandžija, Universiteti i Rjekës, Kroaci, profesor Tina Harrison, Universiteti i Edinburgut, Skoci, profesor Aziz Pollozhani, Universiteti “Nënë Tereza”, Shkup, Maqedoni, anëtar korrespondent Arsim Bajrami, anëtare korrespondente Justina Shiroka-Pula.

Konferencën e hapi anëtare korrespondente Justina Pula, sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore, ndërsa folësit kryesor në Konferencë ishin: Will Bartlett, London School of Economics (Angli), me temën: “Kontributi i arsimit të lartë për formimin e shkathtësive dhe zhvillimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor” dhe Dijana Vican, Universiteti i Zarës (Kroaci), me temën: “Reformat e arsimit dhe ndërkombëtarizimi i arsimit si forca lëvizëse dhe bartëse të ndryshimeve sociale dhe ekonomike në vendet në zhvillim”.

Me kumtesa në Konferencë u paraqitën rreth 35 pjesëmarrës.

Konferenca i përfundoi punimet me sukses.

Kontributet autoriale të saj do të botohen në një vëllim të veçantë gjatë vitit 2019.

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko [3.52 MB]