Konferenca u mbajt më 26 dhe 27 tetor 2018 dhe u organizua nga Këshilli organizues, në përbërje: akademik Isa Mustafa, akademik Hivzi Islami, akademik Vinko Kandžija, Universiteti i Rjekës, Kroaci, profesor Tina Harrison, Universiteti i Edinburgut, Skoci, profesor Aziz Pollozhani, Universiteti “Nënë Tereza”, Shkup, Maqedoni, anëtar korrespondent Arsim Bajrami, anëtare korrespondente Justina Shiroka-Pula.
Konferencën e hapi anëtare korrespondente Justina Pula, sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore, ndërsa folësit kryesor në Konferencë ishin: Will Bartlett, London School of Economics (Angli), me temën: “Kontributi i arsimit të lartë për formimin e shkathtësive dhe zhvillimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor” dhe Dijana Vican, Universiteti i Zarës (Kroaci), me temën: “Reformat e arsimit dhe ndërkombëtarizimi i arsimit si forca lëvizëse dhe bartëse të ndryshimeve sociale dhe ekonomike në vendet në zhvillim”.
Me kumtesa në Konferencë u paraqitën rreth 35 pjesëmarrës.
Konferenca i përfundoi punimet me sukses.
Kontributet autoriale të saj do të botohen në një vëllim të veçantë gjatë vitit 2019.