Shpërblimi mbështetës 2016

AKADEMIA E SHKENCAVE DHE E ARTEVE E KOSOVËS
ndan
SHPËRBLIMIN MBËSHTETËS 2016

Për kandidatin e moshës së re që ka arritur rezultate të rëndësishme në fushën e shkencës dhe të artit.
Shpërblimi mbështetës 2016 jepet për kandidatin, shtetas i Kosovës, i cili vlerësohet nga Komisioni i caktuar nga Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Kandidatët duhet t’i sjellin CV–të, biobibliografitë dhe kopjet e punimeve më të rëndësishme të tyre.
Dokumentacioni i kërkuar duhet t’i dorëzohet Shërbimit Profesional dhe Administrativ të Akademisë, brenda 15 ditësh nga dita e shpalljes në gazetë, në adresën Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, rruga “Agim Ramadani”, nr. 305, Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 08:00-16:00.

Shpërblimi mbështetës 2016