Rishpallje për Shpërblimin Mbështetës 2015

Në Prishtinë, më 29 janar 2015
Nr. ref.: 74/2

AKADEMIA E SHKENCAVE DHE E ARTEVE E KOSOVËS
Rishpall konkursin

SHPËRBLIMI MBËSHTETËS 2015

Për kandidatin e moshës së re që ka arritur rezultate të rëndësishme në fushën e shkencës dhe të artit.
Shpërblimi mbështetës 2015 jepet për kandidatin, shtetas i Kosovës, i cili vlerësohet nga Komisioni i caktuar nga Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Kandidatët duhet të sjellin dokumentacionin përkatës konkurrues: CV-në, biobibliografinë dhe kopjet e punimeve më të rëndësishme të tyre.
Dokumentacioni konkurrues dorëzohet në Shërbimin Profesional dhe Administrativ të Akademisë, brenda 15 ditëve nga dita e shpalljes në gazetë, në adresën Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, rruga “Agim Ramadani”, p.n. Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 08:00-16:00.