Në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, të mërkurën, me datë 22 dhjetor 2021, në orën 12:00, Seksioni i Shkencave Shoqërore i ASHAK-ut paraqiti librin e akademik Muhamedin Kullashit, “Kthesa e dramës moderne (shek. XIX-XX)”.
Aktivitetin e shpalli të hapur me një fjalë rasti akademike Justina SH. Pula, sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore.
Për librin folën recensentët: akademik Eqrem Basha dhe Prof. Dr. Haqif Mulliqi.
Në fund autori paraqiti një përmbledhje të shkurtër të librit dhe falenderoi Akademinë për mbështetjen dhe të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre.
Aktiviteti u transmetua në kanalin zyrtar të ASHAK-ut në Youtube: