Më 25 prill 2023 në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës në Prishtinë, u bë promovimi i librit «Ekonomia në hije: trajtim teorik dhe empirik” të autorëve Akademik Isa Mustafa,
Libri është një kontribut i veçantë i autorëve në fushën ekonomisë dhe trajton tema të rëndësishme për ekonominë e Kosovës dhe më gjerë siç është ekonomia në hije dhe si i tillëzvogëlon boshllëkun në literaturën në gjuhën shqipe. Libri ofron shqyrtime kritike të teorive të ekonomisë në hije, studimeve paraprake në këtë fushë në nivel rajonal dhe global, metodave që përdoren për matjen të fenomenit të ekonomisë në hije, si dhe të politikave publike që trajtojnë këtë fenomen. Libri po ashtu përmban një analizë empirike bazuar në anketën me pronarë/menaxherë dhe ofron përllogaritje alternative të ekonomisë në hije, përmes konstruktimit dhe matjes së indeksit të ekonomisë në hije në Kosovë, duke kontribuar kështu në debatin publik lidhur me politikat që duhet të ndiqen për ta adresuar këtë fenomen.
Recensentë të librit ishin Akademik Hivzi Islami dhe prof. dr. Muhamet Mustafa.