Të mërkurën, më 11 shkurt 2026, prej orës 11:00, në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë e promovoi botimin “Leksikon i termave të gramatikës” nga Rexhep Ismajli, Bardh Rugova, Rrahman Paçarizi, Kadire Binaj, Bahri Koskoviku dhe Qëndresa Jakupi.



