Prof. Fetah Podvorica, anëtar korrespondent i ASHAK-ut, më 10 prill 2019, në Akademinë e Shkencave, e Arteve dhe të Letërsisë të Dijonit të Francës, themeluar më 1740, anëtar korrespondent i së cilës është zgjedhur më 25 mars 2017, mbajti ligjëratën inauguruese “Modification des surfaces de matériaux avec des groupes organiques et dégradation de polluants organiques persistants par voie électrochimique”
http://www.academie-sabl-dijon.org/wp-content/uploads/programme.pdf
Pas ligjëratës dhe debatit me publikun, Prof. Podvoricës iu dorëzua nga kryetari i kësaj Akademie, Akademik Christian Tavernier, certifikata e pranimit anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave, e Arteve dhe të Letërsisë të Dijonit të Francës.