Tryezë shkencore
Shndërrimi i organizatave ekonomike publike të Kosovës në organizata ekonomike private dhe ristrukturimi i ekonomisë së Kosovës është përcjellë me shumë pikëpamje, qëndrime dilema dhe probleme të karakterit të përgjithshëm dhe atij specifik. Në këtë drejtim, rasti i Trepçës meriton shqyrtim të posaçëm. Njohja sa më e plotë e identitetit dhe e funksionimit të këtyre organizatave në dobi të ngritjes së nivelit të punësimit dhe të avancimit të përgjithshëm të Shtetit të Kosovës dhe të bazës ekonomike të tij, është ndër përparësitë zhvillimore të shtetit të Kosovës dhe të rajonit. Shqyrtimit të këtillë do t’i kontribuojë analiza e procesit të privatizimit, sfidat, punësimi në organizatat e privatizuara, produktet, eksporti i mallrave pas privatizimit të organizatave ekonomike etj.