Pjesëmarrje në promovimin e veprës “Kadareja në kritikën botërore”

Kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademike Justina Shiroka-Pula, mori pjesë në promovimin e veprës me tri vëllime “Kadareja në kritikën botërore”, organizuar me rastin e 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare.

Aktiviteti u mbajt në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në Tiranë.